Siç thotë edhe populli, vapa iku me gushtin. Dhe me vapën ikën edhe  pushimet në plazh. Tetori është muaji fantastik për të bërë disa pushime ndryshe. Një kafe e ngrohtë nuk të shijon në asnjë muaj më shumë se sa në tetor.

Për më tepër që meteorologët kanë parashikuar se në të gjithë shtetet evropiane, tetori përgjithësisht do të jetë i ngrohtë.  Krahas kësaj, pas sezonit të verës, vjeshta ofron pushime më të lira.

dardania.com ju sugjeron disa destinacione në Evropë që duhet t’i vizitoni në muajin e ardhshëm. Qytetet në listën e mëposhtme, janë destinacione të njohura turistike.

Athina

Në këtë muaj në Athinë ka një sërë aktivitetesh. Përveçse do të shijoni vendet e lashta, do të keni mundësi të shihni ekspozitat e artit apo festivale të këngës greke. Një këshillë: mos harroni të merrni një xhaketë me vete, pasi nata është e ftohtë.

Romë

Ide perfekte për tetorin, informon dardania.com. Në muajt e verës ndonëse temperaturat në këtë qytet janë përgjithësisht të larta, pikat turistike janë të tejmbushura. Ndaj nuk do të mund të shijoni asgjë. Çmimet ndoshta nuk do të kenë një ulje drastike, por të paktën do t’ja vlejë për çdo qindarkë të shpenzuar.

Bratislavë

Koha në Bratislavë mund të mos jetë aq e ngrohtë në tetor, siç përmendën disa nga qytetet e tjera evropiane, por ka një pamje perfekte, informon dardania.com. Mos i neglizhoni kurrë qytetet që nuk janë fort të njohura. Përveçse do të shikoni vende të bukura, do të shpenzoni fare pak. Kështu nëse keni vetëm një fundjavë pushim, ju sugjerojmë Bratislavën.

Barcelona

Për hir të së vërtetës çdo kohë është perfekte për shkuar në Barcelonë. Avantazhi në tetor është se do të shijoni çdo bukuri, pa praninë e mijërave turistëve në krah.

Paris

Parisin vështirë se do ta gjesh me pak turistë edhe pse është vjeshtë. Por nëse nuk e keni vizituar asnjëherë këtë qytet kjo është koha e duhur.

Munih

Nëse doni të argëtoheni me shoqërinë, zgjidhni Munihun. Festa më e madhe e birrës është në fillim të tetorit, ndaj nëse e keni planifikuar, nxitoni pasi nuk ka edhe shumë kohë./L.F-dritare.net

Flash Lajme