Arbana Osmani, xhirimet për spotin e ri të emisionit të saj jo më kot zgjodhi t’i bëjë në Theth.

Në vendin e traditave, dashurisë, mikpritjes e bujtinave.

I vendosur mes maleve, me një natyrë si në përralla, Thethi, është quajtur mrekullia e Apleve Shqiptare.

Banorët atje, ia dinë mirë vlerën e zonës, dhe mbahen me bujtinat ku presin mijëra turistë nga e gjithë bota.

Në këtë sezon është koha perfekte,  për të kaluar një fundjavë në veri të vendit. Kulla e Ngujimit, është një ndër atraksionet kryesore të Thethit.

Por jo vetëm, Syri i Kaltër dhe Ujvarat janë gjithashtu pikat më të rëndësishme të kësaj zone.

Megjithëse është e vështirë të thuash se cilat janë vendet më tërheqëse në këtë zonë, pasi i gjithë Thethi është një mrekulli.

Në bujtinat me gurë e drurë, nuk do të gjeni vetëm sofrat ku ofrohen vetëm gatimet tradicionale.  Më shumë se në çdo vend tjetër, do të ndjeni se çfarë është mikpritja e shqiptarit.

Të paktën një herë në jetë, duhet të shkosh në Theth.  Ndaj nëse keni plan për të  udhëtuar diku, nuk keni përse të mendoheni gjatë./L.F-dritare.net

Flash Lajme