Judaizmi dhe Islami ulin armët përballë një dashurie të aftë për të shfuqizuar çdo konflikt, madje edhe më të gjatin e më të pashërueshmin: për fat të keq bëhet fjalë vetëm për një provokim të propozuar në rrjetet sociale nga fotografi italian Matteo Menicocci, i cili shumë shpejt u bë viral.

Paqe, Dashuri dhe Provokim“: është ky emërtimi që shoqëroi imazhin e përbashkët në Instagram dhe të mirëpritur nga qindra komente. Matteo është një fotograf 30 vjeçar dhe aktivist i LGBT. Gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Tel Aviv dhe Jerusalem me të fejuarin e tij, Riccardo, ai ishte viktimë e sulmeve homofobike nga disa djem që i ofenduan në rrugë. Nga atje nisi ideja e shkrepjes së një imazhi të fuqishëm, për të thënë mjaftueshëm për intolerancën dhe konfliktin shumëvjeçar midis palestinezëve dhe hebrenjve.

Burimi: tgcom.it

Përgatiti: L. Veizi/ DITA

Flash Lajme