E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë, publikoi listat e notave të tij ndër vite.

Mirëpo me sa duket kanë dalë probleme të tjera.

Reagimi i Alba Ballës është fshirë nga vetë ajo më pas, por ish-zv.ministri Taulant Muka, i cili njihet tashmë për “peshkimin” e këtyre rasteve shkruan:

“India Kreuz Miq te dashur, Dr. Kapterri von Librazhdi, shumë i fyer nga denoncimet e faktuara ndaj plagjiaturës se tij, nxjerr motrën të na tregoje se sa i ndritur ka qenë në gjimnaz.

Motra, publikon një vërtetim notash ku ne shohim se si Doktorri ka përfunduar 4 vite me kohë të plotë midis viteve 1995-1996. Për më tepër viti i IV është shkruar viti i VI. Për më tepër e ka nis gjimnazin 18 vjeç. Këta janë mjeshtra”.

dardania.com

Flash Lajme