Është i racës bulldog dhe quhet Roscoe. Bëhet fjalë për qenin e kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton që është shndërruar në një yll të spektaklit të kafshëve.

Në fakt Roscoe është pjesë e një agjencie marketingu për kafshët duke u bërë shpesh protagonist në fushatat publicitare nga të cilat rezulton se fiton 700 Euro në ditë.

Vetë Lewis Hamilton e ka konfirmuar këtë përfitim financiar të mikut të tij nga sesionet e reklamave, ndërkohë që nuk rresht së publikuari imazhet e tij në rrjetin social Instagram.

Por Hamilton ka edhe një tjetër qen si mikun e tij që quhet Coco. Britaniku ka arritur deri aty sa ka hapur një profil në Instagram për Roscoen dhe Cocon, madje u ka dhënë edhe mbiemrin e tij.

dardania.com

Flash Lajme