Dy ditë pasi u aksidentua me automjet, Princi Philip është shfaqur sërish në timon, në një makinë të re Land Rover.

Duka i Edinburgut, edhe pas aksidentit të frikshëm më një automjet tjetër, ku fatmirësisht pësoi vetëm tronditje dhe lëndime të lehta, është shfaqur në timon dhe mesa vihej re në gjendje tepër normale.

Nga fotot e publikuara nga DailyMail, Princi Philip, shihet të jetë pa rrip sigurimi, teksa ngiste makinën pasditen e të shtunës.

DaiylMail shkruan se gjatë aksidentit Princi Philip, 97 vjeç ndodhej i vetëm në makinën e tij, pa asnjë truproje. Mjeti i tij u përplas me një tjetër automjet në të cilin ndodheshin dy vogëlush dhe nëna e tyre, por fatmirësisht asnjë nga personat nuk pati dëmtime.

v.l/ Dita

Flash Lajme