Presidenti rus Vladimir Putin, ashtu si çdo vit ka festuar ditën e Epifanisë, që për kishën ruse celebrohet në 19 Janar.

Kjo datë simbolizon pagëzimin e Krishtit dhe zhytjen e tij në ujërat e lumit Jordan.

Ajo shoqërohet nga disa rituale mes të cilave edhe banjat në ujë të akullt.

Ky ritual nuk është i detyrueshëm, megjithatë presupozohet që lan nga mëkatet dhe është i mirë për shëndetin, ndaj dhe presidenti rus nuk e ka lënë këtë mundësi t’i shkojë.

Ceremonia shoqërohet edhe nga prifti që duke lexuar një lutje fut në ujë edhe një kryq.

v.l/ Dita

Flash Lajme