Menduat se modelet e superjahteve nuk mund të bëhen më ekstravagante dhe se nuk do ketë më zhvillim, vjen një moment kur një “krijim” i ri i hedh poshtë të gjitha zërat.

Projekti “Valkyrie” parashikon një anije spektakolare dhe të lëmuar të mbushur me hapësira argëtimi e luksi “super cool”. Ajo ka një gjatësi prej 229 metrash dhe do të jetë superjahti më i madh në botë.

Aspekti pozitiv?

Nuk duhet të jeni një miliarder për të hyrë në bord. “Valkyrie” është shpikja e Chulhun Park, projektuesi kryesor në “Latitude Yachts” të Letonisë.

“Kam qenë i vendosur të krijoj një jaht unik në pamje”, thotë Park për CNN.

Koncepti i tij përfshin një kazino, teatër, galeri arti dhe sallë mbledhjesh në bord, të cilat do të jenë të hapura për publikun.

“Shumica e njerëzve e konsiderojnë superjahtin si pronë ekskluzive të miliarderëve për të shfaqur pasurinë e tyre. Megjithatë, ai përbën vetëm një arkitekturë lundruese e cila do të përdoret nga gjerësisht nga publiku”, thotë Chulhun Park.

Nëse ndërtohet, kjo anije do të sfidonte gjatësinë prej 180 metra të superjahtit më të madh në botë, “Azzam” që besohet të jetë në pronësi të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa in Zayed al Nahyan.

Valkyrie u bë projekti i tezës së Park, mbajtur para dizajnuesve të jahteve, me bazë në Monaco.Valkyrie do të strehojë 52 të ftuar në 26 kabina, së bashku me 92 anëtarë të ekuipazhit në 46 kabina edhe pse Parku shton se mund të mbajë shumë më tepër vizitorë.

Materiali kryesor do të jetë çeliku ose alumini dhe një superstrukturë me fibër karboni. Aktualisht, ka vetëm një dizajn të projektit por Parku thotë se është i bindur se mund të bëhet realitet.

“Ka pasur interesim të sinqertë për projektin, megjithatë nuk do të jetë e lehtë”, konfirmon ai. Projektuesi vlerëson se do të duhen rreth 800 milionë dollarë për ta ndërtuar.

f.h/Dita

Flash Lajme