Ish-Missi i parë shqiptar është përfolur për një lidhje të pazakontë që prej viteve ’90.

Vetë Selimllari ka qenë shumë diskrete për të ndarë detaje nga jeta e saj private, ndërsa tre fëmijët e saj me baba të panjohur tashmë janë rritur.

Për Denin, Kejnin dhe Vivienin ajo pranoi të fliste për herë të parë në 2014-n.

Por deri më tani nuk ka pranuar të shprehet për të atin e tyre, madje duket si një temë tabu, pasi në asnjë intervistë nuk është pyetur për të.

Sot pas kaq shumë vitesh mund të themi që kemi më në fund imazhin e parë të partnerit misterioz të Valbonës, me të cilin ajo ka 3 fëmijët.

“Gafën” e ka bërë një prej djemve të Valbonës, Deni, i cili ka ndarë një foto me të në Instagram.

Deni dhe Kejvi pozojnë me të atin mes tyre në këtë foto të realizuar në një hotel në qytetin spanjoll Leganés, ndërsa në mbishkrimin e fotos Deni shkruan vetëm: “Koha me familjen”.

k.a. / dita


Flash Lajme