Numri i “besimtarëve” të teorisë së veçantë se “Toka është e rrafshët” është rritur ndjeshëm së fundmi, dhe kjo si rezultat i videove promovuese të teorive konspirative të publikuara në Youtube.

Madje, në konferencën e përvitshme të përkrahësve të kësaj ideje në Rayleigh të Karolinës së Veriut në 2017-ën, dhe asaj në Denver të Kolorados vitin e kaluar, u vu re një pjesëmarrje e shtuar, çka rriti edhe dyshimet tek studiesit.

Në përpjekje për të zbuluar shkakun, gjatë intervistave me 30 persona, studiuesit morën përgjigjen se: “të gjithë ishin bindur nga Youtube se, Toka nuk është një planet i rrumbullakët që rrotullohet në hapësirë, por një disk i sheshtë, i cili bën pak a shumë të njëjtën gjë.

Ata kishin krijuar këtë bindje nga faqja e Youtube, ku videoja më popullore mbi këtë. Sakaq, të apasionuarit pas kësaj teorie shtrojnë pyetje si “Ku është harku”, dhe “Përse horizonti është gjithmonë në nivelin e syrit?”.

dardania.com

Flash Lajme