Mëlçia është organi më i madh në trup.  E mban trupin të pastër nga toksinat dhe është i rëndësishëm  për tretjen e yndyrave, shpjegon Health Line.

Me fjalë të tjera, ai pastron dhe ju ushqen.

Mëlçia e detoksifikon gjakun duke hequr nënproduktet e rrezikshme dhe toksinat e dëmshme si alkooli dhe droga. Mëlçia përmban vitamina dhe minerale, çliron energji në trupin tuaj kur ju nevojitet më shumë dhe është përgjegjës për konvertimin e amoniakut në urinë.

Për fat të keq, mëlçia është e prirur për sëmundje si hepatiti, sëmundja e mëlçisë yndyrore dhe kanceri.

Hudhra: Natyrisht, mund të pastroni mëlçinë tuaj duke përdorur hudhër, sipas “Natural society, hudhra përmban një përbërës me bazë squfuri që aktivizon enzimat e mëlçisë të cilat i largojnë toksinat nga trupi. Hudhra gjithashtu përmban allicin dhe selen, të cilat të dyja mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi. Përdorni hudhër në çdo vakt që gatuani – në vezët dhe kosin tuaj të mëngjesit, të pjekur me qepë dhe vaj ulliri, të pjekur me mish dhe perime.

Lëngu i papërpunuar i perimeve. Dr. Axe rekomandon këtë lëng  sepse është më lehtë se të hash perimet dhe t’i tretësh ato. Lakra, lulelakra  janë veçanërisht të mira për pastrimin e mëlçisë, sepse zvogëlojnë acidin në stomak. Ato janë gjithashtu të lartë në fibra dhe kështu ndihmojnë në eliminimin e toksinave.

Çaji jeshil: Sipas një studimi të botuar çaji jeshil ka një ndikim tejet pozitiv ndaj njerëzve që vuajnë nga sëmundja e mëlçisë yndyrore. Sipas studimit, çaji jeshil ndalon sasinë e yndyrës së depozituar në mëlçi, duke parandaluar kështu sëmundjen e mëlçisë yndyrore. Ajo gjithashtu ndërhyn me thithjen e yndyrës, rrit normën në të cilën yndyra përdoret për energji dhe bllokon sintezën e yndyrës në mëlçi.

dardania.com

Flash Lajme