Gjenomi i peshkaqenit të bardhë mund të jetë çelësi për të kuruar kancerin.

Shkencëtarët kanë analizuar të gjithë gjenomin e peshkaqenit dhe kanë zbuluar se është shumë më i madh se i njeriut, dhe përmban shumë mutacione që e mbrojnë nga kanceri dhe sëmundje të tjera.

Gjenomi është tërësia e të gjithë ADN-së, ku përfshihen të gjitha gjenet. Gjenomi përmban informacionin e nevojshëm të të gjithë organizmit.

Sipas studiuesve, gjenomi i peshkaqenit të bardhë është 1.5 herë më i madh se ai i njeriut. Ekspertët besojnë se ai është i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj shumë sëmundjeve.

Sipas shkencëtarëve, mund të shërbejë si kurë për trajtimin e sëmundjeve në të ardhmen.

Studimi është bërë nga Universiteti i Floridas në bashkëpunim me Fondacionin për Mbrojtjen e Gjallesave Detare dhe Peshkaqenëve.

Drejtori i këtij fondacioni, Mahmood Shivji ka thënë se duhet ende shumë punë për shpikur një kurë nga materiali gjenetik i kafshëve, për të luftuar kancerin dhe për të trajtuar shumë sëmundje të tjera tek njerëzit.

Peshkaqeni i bardhë është rreth 6 metra dhe peshon gati 3 ton. Ata janë ndër gjallesat më të lashta në Tokë dhe ekzistojnë prej 16 milionë vitesh.

Peshkaqenët janë të njohur tashmë për aftësinë që ka organizimi i tyre që vetëkurohet nga dëmtime serioze.

dardania.com

Flash Lajme