Femrat shqiptare janë nënat më të reja në moshë në Evropë. Sipas një publikimi të Qendrës së Statistikave, Eurostat, fëmija i parë në jetë vjen nga një grua në moshën 26-vjeçare.

Pas vajzave shqiptare listën e ndjek Bullgaria e më pas Rumania me moshën 26.5 vite.

Ndërkohë në vendet e Europës Perëndimore mosha mesatare është ajo 31 vjeç.

Edhe pse vendi ynë shoqërohet nga një krizë moshe apo mungesën e lindjeve, përsëri kryeson për sa i përket moshës. Në 2017-ën numri total i lindjeve në Shqipëri  ishte 30,896.

12,918 prej tyre ishin lindje për herë të parë. Rreth 11% rezulton të jenë vajza nën moshën 20 vjeç. Ndërkohë Shqipëria ka përqindjen më të ulët të lindjeve për herë të parë nga nëna mbi moshën 40 vjeç. Sipas statistikave për çdo 100 lindje në vitin 2017-s, 45 prej tyre ishin për herë të parë.

b.b/dita

Flash Lajme