Vendet e Ballkanit e në veçanti Shqipëria njihen për dashurinë e tyre të madhe e të pastër karshi pijeve alkoolike e rakinë. Ndërkohë është mjaft e qartë se kufiri mes pijedashësit dhe pijaneceve i ndan vetëm një fije e hollë.

Në Shqipëri sipas të dhënave të publikuara nga portali Our World in Data, tregohet se rreth 1.66% e popullsisë është e prekur nga varësia e alkoolit.

Kjo është përqindja më e ulët në rajonin e Ballkanit. Përqindja e ulët reflekton edhe mungesën e trajtimit të specializuar nga ana e të prekurve në Shqipëri. Sakaq në Malin e Zi, të varurit nga alkooli janë sa 1.69%. Në Maqedoni dhe në Serbi të varurit janë rreth përkatësisht 1.7 dhe 1.8%. Rekordin në rajon për varësinë nga pijet alkoolike e mban Bosnje dhe Hercegovina me rreth 2.8% të popullsisë të varur nga përdorimi i alkoolit.

Por në botë sëmundja e varësisë nga alkooli renditet e treta ndër sëmundjet mendore. Përqindja e popullsisë së prekur në botë është 1.37%, më e ulët se në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit të ekspertëve të Komisionit Lancet, çrregullimet mendore janë në rritje në nivel global (rritja gjatë 25 viteve të fundit është quajtur “dramatike”) dhe do t’i kushtojë ekonomisë deri në 16 trilionë dollarë nga viti 2010 deri në 2030 në mungesë të adresimit të problemit. Sëmundjet e shëndetit mendor kanë kosto direkt mjekësore, duke përfshirë barnat dhe terapitë, si dhe kostot indirekte (produktivitetin e humbur, ditët e humbura të punës për shkak të sëmundjes, shpenzimet për mirëqenie sociale, arsim, etj).

Në nivel shoqëror, izolimi dhe vetmia që njerëzit me probleme të shëndetit mendor përballen kanë efekte dramatik, si në rastin e njerëzve që vuajnë nga sëmundje të rënda të tilla si skizofrenia dhe çrregullime bipolare. Mosha e vdekjes, për shumë pacientë të rëndë, është edhe më herët se 20 vjet.

b.b/dita

Flash Lajme