Qarqet më të plakura të vendit janë Gjirokastra, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37.

2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç.

Qarqet me moshën mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.

Shqipëria ka moshën mesatare të popullsisë më të re në Europë  me 35.4 vjeç, por ndryshimet e forta demografike me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë po krijojnë një proces me të shpejtë plakjes  se vendet e Europës, ku mosha mesatare e popullsisë është nga 40-47 vjeç sipas rajoneve.

dardania.com

Flash Lajme