Është vetëm 16 vjeçe dhe është nominuar zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes.

Aktivistja suedeze po i jep një leksion të madh botës për mbrojtjen e mjedisit.

Greta Thunberg u bë e famshme për shkak të fushatave rinore dhe marshimeve prej më shumë se një viti kundër ndryshimeve klimatike.

Greta u fut në listën e adoleshentëve më me influencë për vitin 2018 nga Revista Time.

Është pikërisht kjo 16 vjeçare që frymëzoi dhe vazhdon të frymëzojë mijëra studentë të shkollave nga e gjithë bota, duke u bërë thirrje udhëheqësve të bëjnë diçka për klimën.

Në një nga fjalimet e saj Greta është shprehur duke thënë se do donte që udhëheqësit të veprojnë ashtu siç veprohet kur shtëpia merr flakë.

Ishin tre ligjvënës norvegjezë të cilët propozuan emrin e 16 vjeçares për nominimin e çmimit Nobel të Paqes: Ne kemi nominuar Gretën sepse kërcënimi ndaj klimës mund të jetë një nga shkaqet për luftë dhe konflikt në botë!

“Marshimi dhe protestat masive që Greta ka vënë në lëvizje është një kontributi i rëndësishëm për të rivendosur paqen”, thotë përfaqësuesi parlamentar në Norvegji, Freddy Andre Oevstegaard.

Mijëra të rinj nga 165 vende të  botës u bashkuan me të dhe lanë mësimin këtë të premte për të kërkuar ndryshimin.

dardania.com

Flash Lajme