Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëse merresh me diçka që nuk të tërheq është e padobishme. Ambienti toksik, shefi i keq, kolegët e mërzitshëm dhe shumë kurioz, puna e tepërt … e kështu me radhë të bëjnë të ndihesh keq.

Është e natyrshme që në një punë të mbingarkohesh me detyra, por gjithçka në jetë ka një kufi.

Mos lejo që trupi dhe mendja të sëmuren nga një punë që nuk është më e këndshme për psikologjinë tënde.

Pë të gjithë mbetet i vështirë fakti  t’ia nisin nga e para, por nuk është kurrë vonë për të gjetur një karrierë të re.

Mendo për të gjitha aftësitë e tua dhe mos ki frikë të ndërmarrësh rreziqe. Mos prit që puna ideale të të të dalë para si me magji. Kërko për mundësi të reja dhe jeta jote do të transformohet.

Sigurohu vetëm që të besosh në veten tënde dhe të praktikosh gjithçka që ke mësuar.

Ndonjëherë duhet të mbyllësh një derë që të lëndon në mënyrë që të mund të hapësh një tjetër mundësi.

Shëndeti yt është i varur plotësisht nga zgjedhja jote.

b.b/dita

Flash Lajme