Kamerat e fshehta ishin instaluar në televizorë dhe tharëse flokësh në dhoma hoteli. Janë rreth 1600 raste të raportuara. Rasti tronditës në Korenë e Jugut.

Shkelje skandaloze e privatësisë në Korenë e Jugut.

Policia arrestoi katër persona të dyshuar se kanë filmuar fshehurazi rreth 1.600 klientë me kamera të fshehta në 42 dhomat e tridhjetë strukturave të hotelerisë të shpërndara nëpër dhjetë qytete anembanë vendit. Videot u postuan dhe u transmetuan drejtpërdrejt në një platformë të paguar online më bazë jashtë kufijve.

Të katërt të ndaluarit do të fitonin gjithsej 6.200 dollarë dhe, nëse do të dënoheshin, rrezikonin deri në shtatë vjet burg. Agjencia Kombëtare e Policisë Koreane dha gjithashtu detaje për aktivitetin e kryer në një deklaratë për shtyp: videot (803 të gjitha), realizuar nga kamerat e fshehta të vendosura në kasat televizive, në mbështetëset e tharëse dhe në pajisje të tjera elektrike, ngarkoheshin livestream në faqe pornografike kundrejt pagesës.

“Biznesi”, që veproi nga nëntori deri në fillim të marsit, i lejoi të dyshuarit të fshihnin së bashku edhe fitimet (6.200 dollarë). Dyshimi është se, pronarët e hoteleve nuk kanë të bëjnë fare me këtë rast. “Në të shkuarën ka pasur një rast të ngjashëm i kamerave të instaluara në mënyrë të paligjshme në hotele – thanë burimet policore – por kjo është hera e parë që jemi qenë në gjendje të zbulojmë se ku transmetoheshin videot në internet”.

Burimi: Today.it

v.l/ Dita

Flash Lajme