E keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë ndodh me trurin e njeriut kur mbajmë një sekret?

Sipas The Independent, sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor. Një studim i botuar në PsycNET ka zbuluar se fshehja e një sekreti mund të rrisë ankthin dhe të ndikojë negativisht në sjelljet shoqërore të një personi.

Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë e 96% e njerëzve mbanin sekrete, të cilat ishin të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut.  Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës.

e.t./dita

Flash Lajme