Kafshët shtëpiake dhurojnë dashuri, mirëqënie dhe  janë pjesë e familjes së çdokujt që kujdeset për ta.

Kafshët shtëpiake janë një recetë e mirë për të jetuar gjatë dhe shëndetshëm.

Veçanërisht pas moshës 65 vjeçare, kafshët e përmirësojnë ndjeshëm mirëqenien fizike dhe mendore. Kjo shpjegohet për dy arsye.

Kafsha shtëpiake kërkon përkujdesje dhe në rastin e një qeni, lëvizjet jashtë banesës janë të detyrueshme. Nga ana tjetër, kjo përkujdesje ndikon edhe psikologjikisht.

Sipas studimit të fundit mbi këtë temë rezulton se biologjkisht ndihen 10 vjet më të rinj, të gjithë ata që kanë një kafshë shtëpiake.

Ekspertët që kanë marrë në shqyrtim qindra mijëra raste, shpjegojnë ka një gjendje shëndetësore më pozitive tek të moshuarit që përkujdesen për miqtë e tyre me putra,. Komplikimet në sëmundje janë më të pakta, preken më pak nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanë një prirje shumë më të ulët ndaj depresionit apo stresit.

Përkujdesja ndaj një kafshe shtëpiake rrit ndjeshëm cilësinë e jetës, tregon studimi.

j.l./ dita

Flash Lajme