Shkencëtari i njohur Gordon Gallup, një psikolog që studion evolucionin thotë se në vitet 1920 është tentuar një përzierje e njeriut me shimpanzetë, por krijesa është vrarë nga doktorët të cilët i zuri paniku.

Majmuni hibrid, i cili njihej me termin “humanzee”, lindi në një laborator në Orange Park, Florida.

Gallup njihet për testin e famshëm të pasqyrës, që vërtetoi se gjitarët e parë, si majmunët, kishin aftësinë ta njihnin pasqyrimin e tyre, ndryshe nga kafshë të tjera.

Tani ai thotë se ish profesori i tij i universitetit i kishte treguar se shkencëtarët kishin arritur të krijonin lindjen e një shimpanzeje të përzier me njeriun.

“Ata ngjizën një shimpanze femër me spermën njerëzore, dhe shtatzënia jo vetëm që u krye, por pati dhe lindje normale. Megjithatë, për shkak të kundërshtive morale dhe etike që hasën, “foshnja u vra”, thotë doktori.

 

j.l./ dita

Flash Lajme