Shqipëria ka numrin më të madh të të rinjve, të cilët nuk janë punësuar asnjëherë apo nuk kanë realizuar kurse trajnimi.

Shqipëria renditet në vendin e parë në Evropë për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të patrajnuar.

Konkretisht  32.8%, duke ia kaluar edhe vendit më të varfër të Europës, Moldavisë.

Të rinjtë në këtë klasifikim janë të moshës 15 deri 24 vjeç.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjve të papunë ishte 26.4%, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9% dhe 23.8%.

Në Kosovë norma e papunësisë te të rinjtë përllogaritet rreth 30.1%.

Hollanda është vendi që ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë me 4.6%.

 

 j.l./ dita

Flash Lajme