Konsumimi i të paktën një pakete duhani në ditë rrit rrezikun e humbjes së aftësisë për të dalluar ngjyrat dhe shenjat e ndryshme.

Kjo deklaratë vjen nga një studim i realizuar së fundmi nga një grup hulumtuesish, pranë Universitetit Rutgers në Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit zbuluan se aftësia e duhanpirësve për të dalluar kontrastin dhe ngjyrat ra dukshëm në krahasim me joduhanpirësit, ndërkohë që kishte ndryshime të rëndësishme në aftësinë e tyre për të parë ngjyrën e kuqe dhe jeshile dhe blu e të verdhë.

Për më tepër  nikotina në cigare, një neurotoksik kimik, është fajtor për humbjen e shikimit, duke dëmtuar enët e gjakut dhe neuronet në retinë.

e.t./dita

Flash Lajme