Sindroma“Standal” është një gjendje e përkeqësuar psikologjike që manifestohet përpara veprave të artit me mjeshtëri të hollë dhe bukuri estetike, ekspresive dhe të pasura me simbolizëm.

Kjo gjendje shkaktohet më së shumti gjatë vëzhgimit të veprave të ekspozuara në një mjedis të mbyllur dhe të kufizuar.

Takikardia, ndjenja e zbehjes, konfuzioni mendor, euforia e pakontrollueshme dhe madje halucinacionet, janë ndër simptomat më të zakonshme që karakterizojnë sindromën e Stendhal.

Viktimat e sindromës Stendhal janë turistët që vizitojnë qytetet e artit, siç është Firence apo Parisi. Çuditërisht, italianët janë më pak të predispozuar të vuajnë; pasi të gjithë jetojmë në atdheun e artit dhe kjo është e natyrshme për kulturën e tyre.

Më të predispozuar për të përjetuar sindromën Stendahl janë të rinjtë me një nivel të lartë arsimimi dhe që udhëtojnë vetëm.

Sipas ekspertëve udhëtimi në vende kaq të bukura mund të shkaktojnë emocione të forta dhe për pasojë është një levë e rëndësishme për të shkaktuar sindromën.

e.t./dita

Flash Lajme