Me ardhjen e pranverës shpërthejnë ngjyrat dhe dëshira për t’u ndjerë më të lehtë dhe në formë. Dhe në këtë pjesë një rol të rëndësishëm luan ushqimi i sezonit pranveror.

Pikërisht ngjyrat e ushqimeve i dërgojnë trupit tonë një mesazh të rëndësishëm për ato ushqime për të cilat kemi nevojë dhe na ndihmojnë të përforcojmë sistemin imunitar, të mbrojmë sistemin kardiovaskular si dhe të mos shtojmë në peshë.

E kuqja, ngjyra e pasionit. Ushqimet e kuqe janë të pasura me likopen, një përbërës që i bën mirë lëkurës dhe sipas studimeve mund të parandalojë forma të ndryshme të tumoreve. Ushqimet e kuqe janë aleatë të mirë për t’u mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ushqimet me ngjyrë të bardhë ndihmojnë të luftoni hipertensionin, arteriosklerozën si dhe të mbani nivelet e duhura të kolesterolit.

Ngjyra jeshile, ushqimet me këtë ngjyrë pastrojnë gjakun dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.

E verdha ngjyra e dritës, lidhet me stomakun. Mos ju ndani vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe mjaltit. Ushqimet me ngjyrë të verdhë janë armët e duhura kundër plakjes.

Ngjyra blu, ushqimet me ngjyrë blu janë idealë për sëmundjet kardiovaskulare dhe mirëfunksionimin e sistemit urinar. Ushiqmet me betakaroten ndihmojnë lëkurën dhe ju ndihmojnë të keni shikim më të mirë.

Këshilla e fundit? Në mëngjes pini një lëng portokalli ,do t’ju japë energji. Nëse doni të luftoni lodhjen besojini ushqimeve të kuqe dhe të verdha.

e.t./dita

 

 

Flash Lajme