Nëse ju është mërzitur puna që bëni, ktheni njëherë sytë nga kopshti mbretëror i Buckingham Palace. Posti i shpallur është kopshtar, dhe i punësuari duhet të mbajë të lulëzuara zonat përreth pallatit mbretëror.

Paga fillon nga 18 mijë e 100 paund, shifër kjo që rritet nëse “hyn në lojë” përvoja. Por jo vetëm kaq.

Nëse kandidadi nuk jeton në Angli do të ketë të siguruar akomodimin dhe ushqimin.

Do të keni 30 ditë në vit pushim, kontributin për pensionin në masën 15%, trajnim, zhvillim dhe gjithçka tjetër mund të ofrojë një familje mbretërore.

Kriteret e aplikimit:

-Kualifikim minimal i NVQ në Hortikuturë

-Zotërimi i Patentës

-Të jeni i kujdeshëm, i vëmendshëm dhe të keni pasion lulet dhe kopshtarinë.

Aplikimet mbyllen në 24 prill, kështu nëse e dëshironi këtë mundësi dëgoni një CV pranë departamentit të pallatit mbretëror.

 e.t./dita

Flash Lajme