Meteori i parë nga një sistem tjetër diellor dhe që ka goditur Tokën është ai i vitit 2014.

Këtë përfundim ka nxjerrë një studim i dy kërkuesve të Universitetit të Harvardit.

Ai  tregoi se kozmosi mund të ketë sjellë një vizitor mjaft interesant ne pragun e derës sonë pesë vjet më parë, kur një meteor i vogël u përplas në afërsi të Papua Guinesë së Re, në jug të Paqësorit.

Studimi tregon se objekti 4,5 metra i gjerë ka ardhur nga një sistem tjetër diellor.

“Pothuajse të gjitha objektet hapësinore që përfundojnë në tokë, vijnë nga brenda sistemit tonë”, shpjegon doktori i shkencave, Abraham Loeb, bashkëautor i studimit.

“Ata përbëhen nga të njëjtat materiale që përbëjnë sistemin tonë diellor, ndërkohë që ata, të cilët vijnë nga hapësira ndëryjore kanë origjinë tjetër.”

“Është sikur po të mbërrin një mesazh në shishe nga kozmosi”, shprehet ai.

Një nga mundësitë që entuziazmon më shumë në raste të tilla është ajo e pranisë së jetës dhe ideja që objekte të tilla mund ta bartin atë gjatë rrugës së tyre.

“Në parim, edhe brenda shkëmbit, jeta mund të rezistojë, edhe bakterie qofshin, ato mund ti mbijetojnë në këtë mënyrë kushteve të vështira hapësinore e të mbërrijnë drejt e tek ne”, thotë Loeb.

j.l./ dita

Flash Lajme