Nëse fëmijët tuaj mësojnë se si të kujdesen për veten, duke filluar që nga larja e duarve e deri te larja e dhëmbëve ata do të bëhen më të aftë dhe më të sigurt në vetvete.

Shumica e aftësive që një fëmijë duhet të dijë për t’u kujdesur për veten, mësohen në tualet, kështu që shikoni me kujdes tualetin tuaj dhe bëni ndryshimet e nevojshme për t’u siguruar që është një vend i sigurt dhe i rehatshëm për të praktikuar veprimet e mëposhtme.

Në fillim ata duhet të mësojnë se si të hapin dhe të mbyllin rubinetin.

Kjo sigurisht është një detyrë e vështirë për një fëmijë të vogël. Për t’a realizuar këtë është e nevojshme që të vendosni një platformë (një shkallë ose një stol) përpara lavamanit që përdor fëmija, në mënyrë që ai të mund të arrijë rubinetin. Unë përdor një stol të thjeshtë plastik. Gjithashtu, sigurohuni që të vendosni një peshqir të vogël në lartësinë e fëmijës, që ai të hajë duart kur të përfundojë.

Mësojini fëmijës tuaj se si të hapë shkarkuesin e ujit dhe shpjegojini se është shumë e rëndësishme që lavamani të mos mbushet me ujë dhe të mos derdhet në dysheme, sepse pikërisht për të ndaluar këtë kemi lënë shkarkuesin hapur.

Tregojini atij rubinetin e ujit të ftohtë duke i thënë që “Ky është rubineti i ujit të ftohtë”. Më pas tregojini rubinetin e ujit të ngrohtë duke i shpjeguar se “Ky është rubineti i ujit të ngrohtë.” Gjithashtu këshillojeni fëmijën tuaj që të jetë shumë i kujdesshëm kur hap rubinetin e ujit të nxehtë pasi uji mund t’a djegë.

Pasi të keni shpjeguar këtë, hapni ngadalë rubinetin e ujit të ftohtë dhe mbylleni sërish. Më pas ftoni edhe fëmijën tuaj të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse ai e hap rubinetin shumë shpejt, atëherë ju duhet t’i shpjegoni atij se duhet të ketë shumë kujdes sepse në këtë formë uji do të spërkasë të gjithë dyshemenë. Pastaj kërkojini fëmijës tuaj që të mbyllë rubinetin ngadalë. Mos u habisni nëse ai do t’a mbyllë me forcë rubinetin ose shumë shpejt.

Qëllimi kryesor është t’u mësoni fëmijëve të vegjël se si të kontrollojnë rrjedhjen e ujit në lavaman, prandaj përsëriteni veprimin për aq kohë sa nevojitet duke theksuar cili është rubineti për ujin e ftohtë, cili për ujin e ngrohtë dhe si t’a hapin dhe t’a mbyllin ujin.

Sapo fëmija juaj mund të hapë dhe të mbyllë ujin në mënyrën e duhur dhe të kontrollojë rrjedhën, filloni të përsërisni të njëjtin veprim me ujin e ngrohtë. Pas këtij veprimi ju keni përfunduar të gjithë procesin. Tashmë ju të dy mund të thani duart, dhe keni përfunduar!

Mos u habisni nëse fëmija juaj ka dëshirë t’a praktikojë këtë aftësi të re vazhdimisht.

b.b/dita

Flash Lajme