Koreja e Jugut është vendi i parë në botë që ka lançuar rrjetin kombëtar 5G, duke u dhënë një numri personash të caktuar mundësinë për të qenë përdoruesit e parë të teknologjisë wireless super të shpejtë.

Bashkë me SHBA, Kinën dhe Japoninë, Koreja e Jugut ishte përfshirë në garën për titullin e ofruesit të parë në botë të rrjetit ultra të shpejtë. Por, spekulimet në media se një kompani amerikane mund të niste shërbimet e saj 5G më herët, detyruan koreano-jugorët të organizohen me urgjencë.

Ekspertët thonë se ky rrjet do ti japë smartfonëve, lidhje thuajse të menjëhershme, dhe është 20 herë më i shpejtë se 4G, kjo do të thotë përdoruesit mund të shkarkojnë filma të plotë në më pak se një sekondë.

e.t./dita

Flash Lajme