Ka marrë gjithë vëmendjen e medias botërore, sulmi i tmerrshëm që ndodhi në Sri Lanka në ditën e festimeve të Pashkëve. Por, vetëm sot mësohet se mes viktimave të tragjedisë janë edhe tre fëmijët e miliarderit danez Anders Holch Povlsen.

Aksioneri më i madh i markës së njohur të veshjeve ASOS, ndodhej me pushime në Sri Lanka, bashkë me familjen e tij gjatë kohës që ndodhi sulmi makabër, që deri tani numëron të paktën 290 viktimave dhe mijëra të plagosur.

Vetëm pak ditë më parë, vajza e miliarderit, Alma publikoi një fotografi të vëllait dhe motrave të saj, duke i quajtur ata “tre arinj të vegjël”, ndërsa shfaqeshin në një pishinë. Foton ajo e postoi në rrjetet sociale, e sot në mesin e komenteve, pjesa dërrmuese e tyre janë mesazhe ngushëlluese.

Tre nga katër fëmijët e miliarderit Povlsen janë konfirmuar të vdekur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme daneze.

Anders Holch Povlsen me origjinë nga Danimarka, është 46-vjeç dhe nga revista Forbes për këtë vit, renditet në vendin e 252-të si një prej miliarderëve më të famshëm të botës, i cili ka deklaruar se të ardhurat e tij neto kapin shifrën e 7.9bn$.

e.t./dita

Flash Lajme