Baily Jean Matheson ishte vetëm 35-vjeç kur u diagnostikua me kancer. Vetëm pak muaj më parë, ajo takoi edhe partnerin e saj Brent Andrews. Pronarja e biznesit në Kanada, u diagnostikua me leiomiosarkoma, një lloj kanceri malinj që zhvillohet në indet lidhëse dhe i kishin mbetur vetëm 12 muaj jetë.

Në mënyrë të mahnitshme, Bailey arriti të mbijetonte 2 vite e gjysmë kur mori një vendim të guximshëm të mos i nënshtrohet kimioterapisë. Në një letër të shkruar nga ajo pak para se të ndërronte jetë shprehej që kërkonte të jetonte pjesën tjetër të jetës që i kishte mbetur ashtu siç besonte që duhej të jetonte. Në kohën e shkurtër që i mbeti të jetonte, ajo vizitoi disa nga miqtë e saj dhe të afërmit përpara se të kalonnte në jetën e përtejme.

Por, ajo shkruante, se vendimi i saj për të jetuar ditët e fundit të saj në mënyrë natyrale pa trajtime apo kimioterapi duhet të ketë qenë e vështirë për prindërit e saj, veçanërisht për faktin që ajo është fëmija e vetme.

Prindërit e mi më dhanë dhuratën më të madhe duke mbështetur vendimet e mia”-shkruante ajo. “Sa e vështirë duhet të ketë qenë për ta të më shikojnë mua duke ndaluar trajtimet dhe duke lënë natyrën që të bëjë punën”, shtonte ajo.

“Prindërve të mi, faleminderit që më mbështetët mua dhe vendimet e mia gjatë gjithë jetës. Gjithmonë do ta kujtoj mamanë time duke thënë që humbja e një fëmijë mund të jetë gjëja më e vështirë që një prindër mund të kalojë.

Prindërit e mi më dhanë dhuratën më të madhe duke mbështetur vendimet e mia, duke mos iu nënshtruar kimioterapiosë dhe duke më lënë të jetoj pjesën time të jetës ashtu siç besoj të jetë.

E di sa e vështirë mund të jetë duke më parë mua duke i dhënë fund medikamenteve dhe duke lënë natyrën që të vijojë.Ju dua të dyve edhe më shumë për këtë”-shkruan ajo ndër të tjera në letrën e saj.

b.b/dita

Flash Lajme