Në mes të natës në Paris, Kulla Eiffel fiku dritat në nder të mbi 200 njerëzve që humbën jetën nga sulmi me bombë në Sri Lanka.

Është një lëvizje që bëhet shpesh nga punonjësit e kullës ikonë në nder të kauzave apo të fatkeqësive.

Mëngjesin e së dielës, të paktën 207 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pas sulmeve me bombë në tre kisha dhe katër hotele.

Kulla fiku dritat në maj të 2017-s pas sulmit në koncertin e Ariana Grande-s në Mançester, Angli, ku u vranë 22 persona; në janar të 2015-s për të nderuar gazetarët e vrarë të gazetës “Charlie Hebdo”; në nëntor të 2015-s në nder të viktimave të sulmeve terroriste në gjashtë vendndodhje përreth Parisit.

e.t./dita

Flash Lajme