Një studim i ri ka zbuluar pozicionin e saktë të shtëpisë së William Shakespeare në Londër. Sipas kërkimeve, në atë shtëpi ai ka shkruar edhe dramën “Romeo dhe Zhuljeta”.

Historiani Geoffrey Marsh ka kaluar dhjetë vite duke studiuar dhe duke interpretuar dokumentet zyrtare, deri sa më në fund thotë se e ka zbuluar se ku ka jetuar saktësisht Shakespeare. Shkrimtari është përfshirë në listat e tatimpaguesve në vitet 1597-1598, ku thuhej se ka jetuar në qendër të Londrës pranë “Liverpool Street Station”, në atë kohë e njohur si dioqeza e St. Helens.

Ajo ka qenë ndër zonat më të pasura të kryeqytetit të Anglisë.

Sipas Marsh vendi në të cilin ka jetuar Shakespeare na bën të kuptojmë më thellë se çfarë e ka frymëzuar në punët e tij.

 e.t./dita

Flash Lajme