Alexa Meade një artiste amerikane, ka shpikur një teknikë që i bën njerëzit të jetojnë të gjallë në pikturë, duke krijuar iluzionin e një bote ku dy dimensionalja dhe tre dimensionalja bëhen një.

Në pamje të parë veprat e Alexa Meade duken të zakonshme, deri diku ekspresioniste, me ngjyra të bukura, subjekte interesant dhe kaq…

Por në fakt pikturat e saj janë të realizuara në telajo absolutisht jo konvencionale – trupin e njeriut. Falë dritës dhe hijes që krijon në fytyrë dhe në trup, ajo bën dallimin mes realitetit dhe imagjinares.

Të shumtë janë njerëzit, që të mahnitur prej asaj çka realizon Meade, prenotojnë për t’u bërë pjesë e veprave të saj artistike, të fotografohen dhe t’i dërgojnë fotot te kolegët dhe miqtë përmes mediave sociale.

Puna e Alexa po shkruhet në tekstet e historisë së artit në të gjithë botën. Ajo ka dhënë leksione në shumë Institute të artit si ne Kaliforni  dhe Londër dhe ka referuar në shumë konferenca globale. Shumë prej punëve te Alexa-s jane prezantuar në “The Ëall Street Journal”, “Washington Post”, CNN, “Today Show” , BBC, “The Guardian” dhe qindra media të tjera prestigjoze në botë.

 e.t./dita

Flash Lajme