Seriali “Game of Thrones” po bën namin që nga premiera e episodit të parë të sezonit të ri.

Përveç se arriti një numër të lartë shikueshmërie, që në episodin e parë u arrit të vendosej është dhe një rekord i ri.

Prodhimi i “HBO”-së është në rrugë të mbarë për t’u bërë seriali televiziv që është shkarkuar më shumë ilegalisht gjatë vitit.

Premiera e sezonit 8 regjistroi rreth 54 milionë “download”.

Agjencia e të dhënave të piraterisë, “Muso” bëri të ditur se “vetëm” 17 milionë persona e panë në mënyrë të drejtë episodin e parë të “Game of Thrones”.

Në të gjithë botën, seriali u pa ilegalisht nga 76.6% e shikuesve. Kryeson India me 9.2 milionë shikime, e ndjekur nga Kina me 5.2 dhe SHBA-ja me rreth 4 milionë shikime ilegale.

j.l./ dita

Flash Lajme