Data 23 prill është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995 me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga jeta Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca.

23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Në nder të krijimtarisë dhe emrit të këtyre autorëve të të gjitha kohërave, UNESCO shpalli 23 Prillin, Ditën Botërore të Librit.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

e.t./dita

Flash Lajme