Kur bëhet fjalë për lojërat e fatit, fati të bën lojëra.

Një ish-peshaktar 50-vjeçar nga Mola e Barit në Itali, tepër i  apasionuar pas lojërave të fatit kishte kohe që tentonte për të fituar.

Kush e di sa kishte blerë deri tani dhe kurrë nuk kishte fituar.

Por kësaj rradhe pati shumë fat.

Duke kontrolluar mes mbeturinave në kërkim të biletave të hedhura nga lojtarët e tjerë, gjë që ishte mësuar ta bënte, gjeti një biletë fituese duke fituar 100 mijë euro.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta del Mezzogiorno”, kur ish-peshkatari kontrolloi numrat e biletës së
hedhur në plehra nga dikush tjetër, vuri re se ishte një numër që përsëritej.

Lidhur me atë numër, ishe një shpërblim i majmë: jo më pak se 100 mijë euro.

Sipas burimeve, ish-peshkatari kishte mbetur pa punë kohët e fundit.

j.l./ dita

Flash Lajme