Daily Mail” i kushtoi përsëri një artikull luanëve të kopshtit zoologjik në Tiranë. Këtë herë prestigjozja britanike tregon se si 3 luanë kanë “ngecur” në Tiranë dhe kërkojnë dëshpërimisht të dalin nga ambienti ku janë mbahen të izoluar.

Sipas tyre luanët duhen të ishin në Hollandë, në qendrën e specializuar “FEIDA” për të marrë  trajtimet e nevojshme mjekësore.

3 luanët: Zhaku, Boby dhe Lenci janë mirë nga ana shëndetësore por tepër të rënduar psikologjikisht. Ata shfaqin shenja agresiviteti dhe nervozohen shumë nga prania e vizitorëve.

“Zhaku 12-vjeç dhe Boby me Lencin 8 vjeç janë peng të burokracisë dhe nuk lejohen të largohen për të nisur një jetë të re”- thekson prestigjozja.

Organizata  “4 putrat” e cila merret me këtë çështje ka tentuar të bëj të pamundurën që t’i dërgojë luanët jashtë Shqipërisë por autoritetet refuzojnë për shkak të një padie për dëmtim biznesi e cila ka ardhur nga pronari i “Parkut i Ferrit” në Fier.

Një nga punonjësit e kësaj organizate, Blandi Mustafa i  cili është marrë me kujdesjen e kafshëve u shpreh se luanët po qëndrojnë në një ambient jo normal të shtruar me çimento dhe kjo ka shkaktuar tek ata shumë probleme psikologjike.

e.t./dita

Flash Lajme