Jo pak vende në Europë marrin përsipër të organizojnë aktivitete të padëgjuara më parë e që tërheqin vëmendje për veçantinë që mbartin.

Franca ishte vendi organizator i kampionatit Botëror të fluturimeve në ambiente të mbyllura.

Në Lesquin të Lille, u bënë bashkë rreth 300 sportistë të kësaj disipline nga 31 vende të ndryshme të botës për të garuar.

Garuesit e këtij kampionati e kryen konkurrimin e tyre në një tub me diametër prej 5.2 m, i vetmi në Francë, ndërkohë që era arrinte shpejtësinë 300 km/h.

Në këtë disiplinë pjesëmarrësit kryejnë koreografi ajrore të mrekullueshme në ku figurat krijoheshin me një shpejtësi marramendëse dhe ndonjëherë ndërthureshin edhe me muzikën

Ky kampionat realizoi edicionin e tretë në Francë.

Disa prej garuesve si : amerikanët, belgët apo ata nga Katari janë profesionistë, ndryshe nga sa ndodh me francezët .

Një prej të veçantave të këtij kompeticioni është edhe ndërthurja e gjinive. Në disa kategori siç është ai i stilit të lirë, sportiste femra garonin së bashku me meshkujt.

Mësohet se organizatorët e një disipline të tillë kërkuan përfshirjen e fluturimit në tunel në programin e lojërave Olimpike të Paris 2024, por nuk mundën dot t’ia arrijnë qëllimit.


j.l./ dita

Flash Lajme