Gjuetia e vezëve është një traditë e njohur e Pashkës, por ajo në muzeun nënujor të Key Largos në Florida ishte ndoshta më e veçanta për këtë vit.

Eksplorues të moshave të ndryshme u vunë në kërkim të vezëve të Pashkës në ujërat e kristalta të ishullit.

Gjuetia u organizua nga kapiteni Spencer Slate, një zhytës profesionist i Key Largos. Me një kostum zhytjeje si lepur, ai i vendosi vezët shumëngjyrëshe në rërë, madje ndihmoi disa prej garuesve të rinj të cilët nuk e patën të lehtë të mbërrinin 3 metra nën ujë.

Për aktivitetin u përdorën vezë të vërteta dhe ngjyrues jo toksik, për të shmangur impaktin negativ në ambient. Dy fituesit që gjetën vezët e arta u shpërblyen me një shportë ëmbëlsirash, eksperienca zhytjeje dhe aksesorë.

e.t./dita

Flash Lajme