Ajo është pa dyshim themeli i familjes mbretërore, një grua e fortë e cila gjithë këto vite është përpjekur të mbajë të bashkuar pjesëtarët e saj, ndonëse jo në pak raste është përballur me kryeneçësinë e tyre, si për shembull rasti i Lady Dianës.

Megjithatë përtej imazhit të monarkes që dëshiron të ketë çdo gjë nën kontroll dhe që nuk i shkel kurrë rregullat e oborrit, ajo është një natyrë e butë dhe shumë e dashur.

Por jo vetëm me njerëzit, por edhe kafshët. Tashmë dihet botërisht që ajo është një adhuruesve e qenve  Corgie, të parin e mori në vitin 1933, si dhuratë nga babai. Por kalërimi mbetet pasioni i saj më i madh.

Vetëm pak ditë më parë paparazzi-t kanë kapur mbretëreshën 93-vjeçare teksa kalëron herët në mëngjes në Windsor Park. Qëndrimi i saj është i njëjtë me atë të viteve më parë, me shpinën drejt dhe me pallton klasike të errët.

e.t./dita

Flash Lajme