Kjo është ajo që ka ndodhur me Alex Shih dhe motrat e tij trashëgimtare të agjensisë më të madhe të pronave në Hong Kong. Asnjë nga fëmijët nuk do të trashëgojë pjesë nga Centaline Group, që parashikohet të kapë një vlerë prej 400 milion dollarësh, themeluar nga Shih Wing Chin.

Djali i miliarderit, Alex Shih shprehet se ky vendimi i të atit është mëse i drejtë dhe i pranuar nga ana e tij.

Në një intërvistë për Bloomberg Bussines ai deklaroi:

“Vendimi i tij do të thotë se nuk është mirë të bësh një jëtë të rehatshme, dhe gjithçka të jetë gati, në aspektin financiar”.

Alex është i punësuar si çdo person tjetër në kompaninë e të atit, i pozicionuar në çështjet e pronësive në qytet dhe si çdo i ri kursen që të blejë shtëpinë e tij të parë me lekët që fiton nga puna.

e.t./dita

Flash Lajme