Një qytezë e vogël në Azerbajxhan, Naftalan, tradicionalisht e njohur për rafineritë e naftës, ka vite që po zhvillon  një formë turizmi interesante, ku përdor pikërisht lëndën që e bëri të njohur.

Bëhet fjalë për një vaj i prodhuar nga nafta, naftalani, i cili sipas banorëve të zonës por edhe disa mjekësisë ka veti të mrekullueshme në mbi 70 sëmundje, veçanërisht ato të lidhura me lëkurën, kockat dhe muskujt.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dyshime mbi pasojat kancerogjene të naftalanit, turizmi po lulëzon në qytetin azerbajxhanas, ku vitet e fundit janë ndërtuar hotele dhe spa specifike që i dedikohen trajtimeve të këtij tipi.

e.t./dita

Flash Lajme