Kieren Hamilton, një 22-vjeçar milioner, i cili bën një jetë mes luksit, makinave super të shtrenjta dhe pushimeve ekzotike ka preferuar që për disa ditë të bëjë një jetë si i pastrehë.

Arsyeja? Ai kaloi tre netë duke fjetur në rrugë, poshtë një qendre tregtare në Londër për t’u bërë pjesë e dokumentarit “Kur të pasurit bëjnë një jetë si të pastrehë”.

Kieren jeton në një shtëpi luksoze në Manchester së bashku me të dashurën e Jess Hall, 22 vjeç. Ata kanë dhe një vajzë 2-vjeç që quhet Esmae.

Në fillim të xhirimeve të këtij dokumentari ai u shpreh se njerëzit që rrinë në rrugë janë “dembelë” dhe se me pak vullnet mund të mos bëjnë një jetë të tillë, ndaj vendosi që ta përjetonte vetë këtë lloj eksperience  për disa ditë.

Me rroba të thjeshta dhe vetëm me një jorgan të hollë ai u largua nga familja e tij për të fjetur në trotuaret e The Strand.

Kjo vendndodhje njihet si vendi më i rrezikshëm i të pastrehëve në Londër.

Ai tregon se dy të pastrehë e kanë sulmuar duke qënë se dhëmbët e tij ishin shumë të kuruar dhe dyshonin se mos ishte polic. Madje njëri ka nxjerrë thikën dhe është dashur ndërhyrja e menjëhershme e stafit të xhirimit.

Me anë të kësaj eksperience ai e kupton pse të pastrehët janë kaq agresivë.

Veç kësaj ai tregon se të provosh të jesh i pastrehë, të frymëzon që të vazhdosh të punosh më shumë për të mos u bërë pjesë e kësaj situate të pashpresë.

j.l./ dita

Flash Lajme