Një adoleshente në New Orlins është pranuar nga 115 universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Antoinette Love ka marrë përgjigje pozitive nga çdo shkollë e lartë ku ka aplikuar për të vazhduar studimet dhe ka marrë në total 3,7 milionë dollarë oferta për bursë.

Për mediat lokale ajo ka deklaruar se ka ndërmend të vizitojë brenda pak javësh të gjithë universitetet dhe të marrë një vendim përfundimtar deri në fund të muajit maj.

E lindur kur të dy prindërit e saj ishin adoleshentë, dhe me katër motra e vëllezër të tjerë në familje, maturantja është cilësuar si anëtare nderi në disa shoqëri të ndryshme dhe është e para në familjen e saj që do të shkojë në universitet. Për më tepër është përshkruar edhe si një piktore e talentuar.

e.t./dita

Flash Lajme