Nëse jeni një nga ata që duan të shikojnë filma në shtrat, me siguri do ti keni zili qytetarët zviceranë të Spreitenbach.

Cinema Pathé, e cila u hap në 9 maj në qytetin zviceran, u ofron klientëve të saj një dhomë ku ata mund të përjetojnë një përvojë shumë relaksuese: në dispozicion të spektatorëve, shtretër me karrige mbështetëse të rregullueshme, jastëkë dhe tavolina pranë shtratit.

Një biletë për “dhoma gjumi VIP” kushton 19.50 CHF (19 dollarë) dhe duke zgjedhur opsionin VIP, me kosto 49 franga (rreth 48.50 dollarë), ushqimi dhe pija falas do të shërbehen në dhomë. Klientët do të mbajën veshur pantofla të ofruara nga kinemaja.

Në strukturë ekziston edhe një dhomë me divane të dyfishtë, një ekran IMAX me 350 vende dhe një zonë për fëmijë me pajisje të dedikuara. Nëse, nga ana tjetër, jeni të shqetësuar për çështjen e higjienës, rrini të qetë: Venanzio Di Bacco, Drejtori i Përgjithshëm i Pathé Schweiz, ka siguruar që çarçafët dhe batanijet ndryshohen pas çdo përdorimi.

e.t./dita

Flash Lajme