Në Maldon, në grykëderdhjen e lumit Blackwater në Angli, është zhvilluar “Maldon Mud Race”, gara e përvitshme zbavitëse që mbahet në pranverë, në Promenade Park, në fillim të muajit maj.

Kjo garë konsiston në vrapimin e 2000 konkurrentëve në një distancë 500 metra, mbi një terren me baltë.

I themeluar mbi një dekadë më parë, “Maldon Mud Race” është bërë një nga lëvizjet më frymëzuese dhe fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëllimet e eventit janë të thjeshta. Kjo garë zhvillohet për të mbledhur para të cilat shkojnë për bamirësi.

Gjithashtu synon të frymëzojë dhe motivojë njerëzit për të bërë diçka që ata nuk e kanë bërë parë më parë dhe për ta bërë botën një vend më të lumtur duke dhuruar buzëqeshje apo argëtuar sa më shumë persona.


j.l./ dita

Flash Lajme