Archie Harrison erdhi në jetë disa ditë më parë nga dukesha Meghan Markle dhe princ Harry. Që prej atëherë bebi mbretëror ka qenë në qendrën e vëmendjes të mediave duke tërhequr interesin e mbarë botës.

Së fundmi siç raporton “The Sun”, lindja e Archie-t është përjetësuar edhe në serinë e filmave të animuar nga gjigandi “Disney”.

Në fakt bëhet fjalë për një klip 25 sekondësh, i cili tregon personazhin e famshëm ariun Pooh që drejtohet me një libër në dorë, drejt kështjellës Windsor.

Videoja është ideuar një ditë pasi Archie iu prezantua botës.

Libri me ngjyrë blu (siç thuhet shpesh për gjakun mbretëror) është një dhuratë nga arushi Pooh për Meghan dhe Harry-n. Teksa çifti fillon të shfletojë librin, të bie në sy edhe shtrati i vogël i Archie-t.

Videoja e animuar u realizua nga artisti kryesor i Disney-t, Kim Raymond.

Nuk dihet ende nëse do të mbetet vetëm në kuadrin e një klipi apo do të realizohet në formën e një filmi të plotë të animuar.


j.l./ dita

Flash Lajme