Media italiane “Siviaggia”, e profilizuar në turizëm dhe udhëtime ka shkruar një artikull të gjatë mbi Shqipërinë si destinacion turistik për këtë verë. Ajo është ndalur veçanërisht tek qyteti i Vlorës.

Gjatë artikullit, vihen re përshkrime të shumta të qytetit bregdetar, detit, natyrës dhe ndërtesave të reja për pushuesit që ofron vendi në këtë sezon të ri turistik.

Nuk janë lënë pa u përmendur dhe pikat e tjera të vijës jugore të vendit, duke përfshirë këtu plazhin e Radhimës, Ujin e ftohtë etj.

Gjatë shkrimit, vëmendje e veçantë i është kushtuar vlerave historike të qytetit duke përmendur lidhjet e forta mes Italisë dhe Vlorës duke krijuar një impakt pozitiv tek pushuesit e huaj që ta vizitojnë Shqipërinë gjatë kësaj vere.

j.l./ dita

Flash Lajme