Mbrëmjen e djeshme startoi zyrtarisht edicioni i 72-të i festivalit të filmit në Kanë, i cili do të zgjatë për 11 ditë.

Rikthime të jashtëzakonshme ka patur këtë edicion, që nga Bill Murray, Elton John, regjisori Quentin Tarantino, i cili konkurron me “Once Upon a Time in Hollywood” me aktorë protagonistë Brad Pitt, Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie.

Kana ka mirëpritur prej ditësh yjet më të mëdhenj të showbiz-it botëror, të cilët kanë parakaluar mbi tapetin e kuq. Lista e të ftuarve quhet lista A, pasi sipas organizatorëve, ajka e Hollywood është bërë bashkë këtë vit në qytetin e vogël francez.

Përveç Tarantinos, që është cilësuar si një nga të preferuarit për të fituar “Palmën e Artë” 2019, në garë janë edhe regjisori spanjoll Pedro Almodóvar, që konkurron me filmin “Pain and Glory” dhe ribashkon aktorët Penelope Cruz dhe Antonio Banderas.

Regjisori britanik, 82-vjeçari Ken Loach, i cili rrëmbeu Palmën e artë në 2016, rikthehet me “Sorry We Missed You”.

I preferuar mbetet edhe “Roma” i Alfonso Cuaron, i cili fitoi edhe Çmimin “Oscar” si regjisori më i mirë. Në garë për “Palmën e Artë” janë 21 prodhime kinematografike.

Chopard është kujdesur edhe këtë vit për të krijuar statujën 18 karat të Palmës së Artë, në vlerën e 20 mijë eurove. 40 mijë persona janë akredituar si pjesë e festivalit, duke nisur nga të ftuarit, stafet e tyre ndërsa 4500 janë gazetarë që do të ndjekin nga afër 11 ditët e festivalit.

Ndërkohë në terren janë angazhuar 22 mijë policë dhe ushtarakë.


j.l./ dita

Flash Lajme